Filetë Levreku

Peshk, Pjata kryesore

Përbërësit
400 gr levrek
shparguj
2 – 3 copë karkaleca
spec i kuq
salcë peshku (e bardhë (beurre blanc))
filetë Algash (për sushi maki)
oriz (i zier)
pak karotë (të zier)
disa gjethe sallatë jeshile
pak spec i kuq (i pjekur)
vaj ulliri

Përgatitja
1
Pastrojmë peshkun nga halat dhe luspat dhe më pas e bëjmë filetë.
2
E kalojmë në një tigan të nxehtë me pak vaj ulliri për rreth 3-4 min. Më pas e heqim mënjanë.
3
Në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe kripë ziejmë shpargujt dhe karkalecat.
5
Më pas i ftohim pak.
6
Me anë të rrjetës së bambusë formojmë një cilindër maki me orizin e zier, karotat, specat e pjekur dhe sallatën jeshile.
7
Ngrohim salcën dhe vendosim filetën në furrë për 3 min.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *