Salca me Domate

Perime, Salce, Vegjetariane

Përbërësit
500 gr domate (të pjekura dhe të forta)
1 degë selino (e grirë)
1/2 karotë (e grirë)
1/2 qepë (e grirë)
pak kripë
20 gjethe borzilok
1 lugë majdanoz (i grirë)
vaj ulliri

 

Përgatitja
1
Futini domatet në ujë të nxehtë, lërini të ziejnë për një minutë, hiquni dhe qërojuni lëkurat. Më pas prijini përgjysmë, hiquni farat dhe shtrydhini lehtë, në mënyrë që të humbasin pak nga uji i tyre.
2
Në një tenxhere ngrohni 2 lugë vaj ulliri dhe hidhni selinonë, karotën, qepën, të gjitha të lara dhe të grira më parë. Pas pesë minutash shtoni domatet dhe lërini të ziejnë për dhjetë minuta, duke i përzier herë pas here.
3
Më pas hidheni lëngun nëpër vazot e qelqit dhe mbyllini mirë. Futini në një tenxhere me ujë që zien dhe lërini të vlojnë për gjysmë ore. Kështu vazot do të jenë sterilizuara plotësisht.
4
Vendosini në një vend të freskët dhe të thatë. Mund të ruhen deri në disa muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *