Supë e kuqe për Krishtlindje

Per femije, Perime, Supa, Vegjetariane
Përbërësit
  • rrepa të kuqe
  • patate
  • 1 kokërr qepë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • 4 lugë kos
Përgatitja
1
Rrepat pasi i kemi larë dhe qëruar i presim në copa të vogla.
2
Në po të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me pataten. Në një tenxhere kemi hedhur 2 lugë gjelle vaj ulliri për tu ngrohur. Në të shtojmë qepën e grirë në kubikë, pak kripë dhe pak piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
3
I kavardisim dhe në të shtojmë pataten dhe rrepëne prerë në kubikë. I shtojmë ujë derisa të mbulohen plotësisht.
4
I kontrollojmë herë pas here me anë të një piruni derisa perimet të jenë zbutur plotësisht.Më pas i shtojmë në një grirëse elektrike dhe i grijmë derisa të krijohet një masë e njejtrajtshme.
5
I shërbejmë në një pjatë të thellë dhe mbi masën e kuqe të krijuar shtojmë edhe një lugë kos. Ju bëftë mirë!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *