Sallatë me Patate

Per femije, Perime, Sallata, Vegjetariane

Përbërësit
  • 800 gr patate
  • piper i bardhë
  • 1 lugë majdanoz (i grirë)
  • 2 lugë qepë e njomë (të grira)
  • 125 gr kos (i bardhë)
  • 2 lugë majonezë
  • kripë
  • 1 lugë mustardë (delikate)
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj sallate, në fillim duhet të zieni patatet. Mbushni një tenxhere me ujë, shtojini kripë dhe në të hidhni patatet të paqëruara dhe lërini deri sa të ziejnë. (koha për zierjen e patates varion, pasi varet madhësia e patates). Pasi ato të jenë zier, thajini dhe lërini të ftohen.
2
Ndërkohë fillojmë përgatitjen e salcës shoqëruese të patateve. Marrim një tas dhe hedhim kosin, mustardën, majonezën, qepët e njoma dhe majdanozin e grirë. Përziejini të gjitha sëbashku dhe në fund hidhni kripë e piper, sipas dëshirës.
3
Pasi patatet të jenë ftohur, qërojini dhe pritini në kuba të mëdha dhe hidhini në një tas.
4
Patateve hidhuni dhe salcën e përgatitur më parë dhe më pas futeni në frigorifer, të paktën 30 min para se ta shërbeni. Sallata juaj me patate është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *